Rektori i UBT-së prof.dr Edmond Hajrizi aktualisht po qëndron në Gjemani me ftesë të përfaqësuesve të Konsorciumit të Spitaleve Gjermane, me prezantim të mundësive të bashkëpunimit që studentët të integrohen në tregun ndërkombëtar të punës në fushën e mjekësisë.
Studentët e fakulteteve të mjekësisë në UBT, me arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Konsorciumin e Spitaleve Gjermane, përveç që do të kryejnë praktikë në këto institucione, atyre do u ofrohet edhe mundësi e punësimit në spitale e qendra ambulatore gjermane, njëherësh të kryejnë edhe trajnime profesionale.
UBT ka të hapur qendrën më të madhe të inovacionit për mjekësi në Kosovë, andaj, kjo ka shtyrë edhe KSGJ-në që të ofrojë bashkëpunim sepse UBT shihet si model i së ardhmes për mjekësi.
Qendra e inovacionit për mjekësi në UBT ka mbi 80 laboratorë me standarde evropiane për të gjitha fushat e shëndetësisë: Stomatologji, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Infermieri, Kirurgji, Interno, Pediatri, Psikiatri, Biokimi, Mikrobiologji dhe shumë të tjera.
UBT gjithashtu ka përvojën më të mirë për bashkëpunim në rrafshin ndërkombëtarë duke përfshirë edhe shtetin e Gjermanisë, sepse posedon edhe Institutin e Gjuhëve të huaja në të cilën ofrohet edhe gjuha gjermane./Gazeta Shneta/