Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu-Tuna, muaj më parë është bërë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Tian, për të cilin Tuna dhe partneri i saj Patris Berisha, kujdesen jashtëzakonisht shumë, shkruan lajmi.net.
Që nga lindja e djalit, Tuna ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe po i përkushtohet rritjes së fëmijës.
Një ditë e saja është përplot lumturi dhe gëzim, këtë gjë më së miri e tregojnë fotografitë të cilat këngëtarja po i sjell kohë pas kohe në rrjete sociale.
Së fundi, ajo publikoi disa foto në llogarinë e saj në Snapchat, në të cilën në fokus kishte Tianin e vogël që ishte me plotë buzëqeshje në fytyrë, kurse Tuna shkroi se lutet për të. /Lajmi.net/