Rrahjet e stafit mjekësor në Shqipëri janë bërë shumë të zakonshme. E, më mirë punët nuk qëndrojnë as në Kosovë.
Kjo ka shtyrë mjekët dhe personelin tjetër shëndetësorë në Shqipëri që të organizojë një tubim paqësor për të protestuar rreth dhunës së ushtruar nga pacientët dhe familjarët e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Rasti i fundit i dermatologut të sulmuar në spital nga një familjar pacienti ka bërë që stafi mjekësor në Shqipëri të mblidhet të martën për të kundërshtar dhunën dhe presionin në punën e tyre.
“Ftojmë të gjithë personelin shëndetësor anembanë Shqipërisë të mblidhemi e t’i themi STOP DHUNËS!”, thuhet në pankartën e ftesës për tubim.
“Së bashku kundër dhunës ndaj personelit shëndetësor”, është thirrja e këtij tubimi paqësor që do zë vend për një orë më 12/03/2019. /Gazeta Shneta/