Truqet e përdorimit të pudrës së bebes në bukurinë tuaj – çdo nënë duhet t’i dijë

2017-06-29 në ora 21:17

Puhuri (pudra) i bebeve është një nga produktet më elementare për kujdesin e të porsalindurve. A e dini se pluhuri në fjalë mund të përdoret dhe për shumë gjëra të tjera në dobi të femrës?

Së pari, ndihmon në rregullimin e makijazhit. Pasi të përfundoni makijazhin, merrni një furçë (penel) të trashë, dhe kaloni një shtresë të hollë pudre në fytyrë Por, kujdes, mos e teproni, sepse do të dukeni si të lyera me miell. Pudra do të rezistojë gjatë gjithë ditës, do të përthithë çdo yndyrë të padëshiruar, duke shmangur në këtë mënyrë shkëlqimet e mundshme.

Së dyti, ndihmon në dendësimin e qerpikëve. Para se të aplikoni rimelin, lyejini qerpikët me pakëz pudër dhe pastaj vazhdoni procesin e makijazhit. Menjëherë do të duken më të gjatë e të dendur.

Së treti, ndihmon në procesin e depilimit me dyll. Në qoftë se keni lëkurë të yndyrshme, dylli nuk do të përhapet mirë dhe si rezultat i kësaj, heqja e qimeve nuk do të bëhet ashtu si duhet. Prandaj, para depilimit, aplikoni një shtresë pudre. Në këtë mëyrë, depilimi do të jetë më i lehtë.

Së katërti, ndihmon në heqjen e yndyrës së flokëve. Në rast se jeni shumë të zëna, dhe nuk keni kohë t’i lani flokët me shampo, merrni pakëz pluhur dhe aplikojeni në rrënjë (jo shumë), fërkojini ca, dhe mandej krihini me kujdes. Pudra do të përthithë vajrat e lëkurës së kokës dhe do t’i bëjë të duken më të shkrifta.

Së pesti, ndihmon në heqjen e djersës. Keni harruar deodorantin në shtëpi dhe nuk dini se çfarë të bëni për djersitjen e sqetullave? Zgjidhja është shumë e lehtë. Merrni pakëz pudër dhe aplikojeni në qendrën e sqetullave. Brenda disa minutave bashkë me lagështinë do të zhduket dhe aroma e pakëndshme e djersës.

Së fundi, ndihmon në mosdjersitjen e shputave të këmbëve. Për shembull, në qoftë se doni të vishni një fustan mbremjeje me një palë sandale, por keni frikë se mos ju rrëshqasin këmbët, veproni si unë. Aplikoni pakëz pudër në shputat e këmbëve. Të jeni të sigurta se pluhuri në fjalë do të përthithë lagështinë (pra, djersën), këmbët nuk do t’ju ngjiten dhe mbi të gjitha do të ecni me vetëbesim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *