Një nënë përmes profilit të saj në rrjetin social Facebook, ka publikuar një mënyrë më të lehtë përmes së cilës ka arritur t’ia japë ilaçin foshnjë së saj, të cilën tashmë po e quan metodë.
Kur i biri i saj është sëmurë dhe është dashur patjetër të pijë paracetamol, nëna Helena Lee ka pasur problem se si t’ia japë bebes këtë ilaç, a që ajo të mos e pështyjë jashtë.
Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, ajo ka gjetur mënyrën. E ka futur shiringën në biberonin e foshnjë, transmeton Telegrafi.
“Për të gjitha nënat… 24 orët e fundit jam munduar se si ta detyroj Alfin që të marrë Calpol (paracetamol), dhe ka përfunduar ashtu që pothuajse gjysmën e dozës e pështyrë nëpër trupin e tij.