Truku i babait për ushqyerjen e bebes, krijon shishe në formë gjiri

2019-02-11 në ora 10:21

Një baba i frustruar nga vështirësitë e të ushqyerit foshnjën e tij tre muajsh, ka bërë një zbulim të ri.

Ayal Lanternari ka krijuar një shishe në formë të gjirit për ushqyerjen e foshnjave, në mënyrë që të vegjlit të ndjehen më rehat.

Në bashkëpunim me inxhinierin Asaf Kahet, dyshja kanë krijuar shishen në këtë formë, e cila gjithashtu e mban qumështin të ngrohtë.

Dizajni unik i “Nanobébé” bën që qumështi të shpërndahet në një shtresë më të hollë. Duke e zgjeruar sipërfaqen në të cilën qëndron qumështin, mundësohet edhe ngrohja më e shpejtë e tij.

Kjo mënyrë e ngrohjes së qumështit të gjirit është më e shëndetshme, pasi që përbërësit rrezikohen nga dëmtimi në qoftë se e ngrohim në mikrovalë.

Krijuesit e kësaj shisheje shpresojnë që ky zbulim do t’i bëjë jetët e prindërve më të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *