Një nënë 21 vjeçe e ka braktisur foshnjën e saj gjashtë ditëshe. Atë e la në repartin e Neonatologjisë në QKUK.
Këtë vendim ajo kishte thënë se u detyrua ta marrë e shtyrë nga i fejuari. Ai nuk e la të abortoj por në fund nuk e deshi foshnjën.
“Kam dashtë me hjekë, s’mka lanë. I kam thanë masi s’kemi kushte as kurgjo e hjekim por s’mka lanë me hjekë’, thotë ajo për RTK.
I fejuari e braktisi në momentin që kuptoi se ajo lindi. E familja e kësaj nëne të re nuk e pranoi në familje me fëmijë.
Kurse as familjarët e të fejuarit nuk e duan foshnjën.
Ngjarja ka ndodhur para dy vitesh dhe foshnja kishte mbetur në klinikën e Neonatologjisë në QKUK.