Tronditëse, doktorët thanë që ka vdekur, ndërsa bebja lëviz rrugës për në varreza

2017-12-02 në ora 11:17

Një foshnje e porsalindur e cila u shpall e vdekur nga mjeku, doli të jetë e gjallë derisa të gjithë ishin rrugës për në funeralin e saj.

Mjekët në spitalin Max kishin thënë që foshnja kishte vdekur disa orë më përpara se foshnja tjetër binjake të vinte në jetë.

Ndërsa ky incident ka shkaktuar zemërim dhe ka nisur një debat të gjerë mbi cilësinë e kujdesit shëndetësor privat, i cili shpesh dinë të jetë shumë i kushtueshëm.

Sipas gjyshit të binjakëve, familja ishte e tronditur nxituan për ta dërguar të sapolindurin e tyre në spital kur i bënë me dije se foshnja ishte ende e gjallë, raportojnë mediat lokale.

Në një deklaratë për gazetarët, Spitali Max tha se ata ishin “të tronditur” dhe “të shqetësuar” rreth incidentit, dhe shtoi se mjeku është kërkuar të pezullohet, në pritje të një hetimi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas agjencisë së lajmeve ANI, policia e Delhit ka filluar të hetojë rastin dhe ka konsultuar ekspertë ligjorë.

Ndërsa kjo është hera e dytë që spitalet në Indi bëjnë një gabim të kësaj natyre./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *