Tri maska për fytyrë për rikthimin e shkëlqimit

2019-01-05 në ora 07:20

Sigurisht se një nga problemet më të mëdha tek të gjitha femrat është mirëmbajtja e lëkurës, veçanërisht sa i përket yndyrave e lagështisë.

Ju sjellim tri receta, që mund t’i ndihmojnë lëkurës së dëmtuar kthimin e lagështisë dhe shkëlqimit, duke pakësuar edhe rrudhat njëkohësisht, trasmeton Kosova Sot.

Maska me banane
Bananet janë të pasura me vitamina A, B dhe E, zink, hekur, magnez dhe kalium. Me pirun e shtypni një banane, shtoni një lugë mjaltë dhe një lugë vaj ulliri. I përzieni dhe vendosni në fytyrë, e lini 10 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët.

Maska me kurkumë
Përgatitni një pastë nga një lugë kurkumë dhe pak ujë – përbërësit i përzieni mirë dhe i aplikoni në fytyrë. E lini të veprojë për 15 minuta dhe shpëlani me ujë të ftohtë.

Maskë me jogurtë dhe dredhëza
Përzieni pak jogurt me dredhëzat e imtësuara në një pastë, dhe e aplikoni në fytyrën e pastruar. Maskën e mbani për 10 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *