Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë 24 orëve të fundit janë kryer vetëm tri lindje.
Nënat, dy prej të cilave kanë kryer lindje normale dhe një cezariane, kanë sjellë në jetë një djalë dhe dy vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa, 338 pacientë kanë bërë në total 4,713 analiza. Mjekët kanë realizuar 6 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit si raste emergjente janë trajtuar 314 pacientë dhe 27 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/