Konkursi i shpallur nga SHSKUK-ja për 14 pozita me 88 vende të lira të punës, ka zgjuar interesim mjaft të madh.
Zyra e personelit e SHSKUK-së e cila gjendet në hyrjen Klinikën e Syve është ‘pushtuar’ nga infermierë, mami, teknikë e fizioterapeutë.
Janë mbi 540 kandidatë që kanë aplikuar vetëm brenda një jave prej kur është shpallë konkursi, i cili mbetet i hapur deri më 3 janar të vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Shneta.
Një nga kandidatet për infermiere, duke mos pranuar t’i publikohet emri, ka treguar se sot është dita e tretë që ka ardhur për t’i dorëzuar dokumentet.
“Sot është dita e tretë që po vij me i dorëzu dokumentet. Ka pas shumë kallabllak dhe nuk kam mujt me i dorëzu”, ka treguar ajo.
Infermierja e cila ka punuar për 9 vite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, thotë se pas ardhjes në Prishtinë ka aplikuar disa herë në SHSKUK.
“Kam apliku disa herë, mirëpo nuk jam pranu. Nuk pse nuk po ma marrin parasyshë përvojën e punës. Shpresoj kësaj radhe që të pranohem”, ka thënë kjo infermiere, e cila për momentin është e pa punë.
Konkursi është i hapur për këto pozita:
- Infermierë të Përgjithshëm – Bachelor 35 vende
- Infermierë të Përgjithshëm – Shkolla mesme 20 vende
- Mami – Infermiere Akusherike – Bachelor 2 vende
- Mami – Infermiere Akusherike – Shkolla mesme 2 vende
- Infermiere të Pediatrisë – Shkolla mesme 3 vende
- Laborantë – drejtimi mjekësor – Bachelor 4 vende
- Laborantë – drejtimi mjekësor – Shkolla mesme 4 vende
- Teknikë/e të RTG – Bachelor 2 vende
- Teknikë/e të RTG – Shkolla mesme 2 vende
- Teknik të Radioterapisë – Bachelor ose Sh.M. 4 vende
- Fizioterapeut – Bachelor 3 vende
- Fizioterapeut – Shkolla e mesme 1 vende
- Ndihmës Infermier 4 vende
- Ndihmës Infermier për punë në Institute (në morg) 2 vende.