Një nënë që vendosi t’i nënshtrohet tretmanit për fryrjen e buzëve, e cila e la më pas të mavijosur dhe ia pamundësoi ushqyerjen, ka ngritur zërin për t’i paralajmëruar të gjitha femrat të bëjn kujdes në zgjedhjet e tyre.
Kristine McCarthy, javën e kaluar ka fryrë buzët, por fatkeqësisht infermierja i ngacmoi një arterie gjaku, duke i shkaktuar zmadhim të tepërt të buzëve dhe mavijosje, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Derisa ekspertët thonë se kjo është një nga rreziqet e shumta që ndodhin gjatë këtyre procedurave, dhe infermierja nuk ka bërë asgjë gabim, Kristine thekson se nuk e kishte imagjinuar se një gjë e tillë do t’i ndodhtë ndonjë herë asaj.
Kristine është nënë e tre fëmijëve, dhe kishte vendosur të bëj një intervenim të tillë për t’u ndjerë më e re. Prandaj, kishte shpenzuar rreth 400 dollar për të pasur buzë më të bukura.
Fëmija i saj 6 vjeçare e përjetoi pamjen e të ëmës shumë keq, e cila qante sa herë që e shihte nënën. Ndërsa bashkëshorti, ishte përfshirë nga stresi dhe shqetësimi nga kjo gjendje anormale.
Kristine ka shkruar edhe në rrjetet sociale vetëm për t’i vetdijësuar femrat e tjera që të bëjn kujdes kur marrin vendime të tilla, që në raste të veçanta disa u kushton edhe me jetë. /Gazeta Shneta/