Duke i pasur parasysh ndryshimet që pëson trupi përgjatë tremujorit të parë, mund të konstatojmë se kjo periudhë është mjaft delikate.
Në këtë periudhë gjithashtu ka gjasa që të ndodhë aborti sportan, andaj është e rëndësishme të monitorohet progresi i shtatzënisë, për të shmangur çdo rrezik.
Çka duhet të bëni në tremujorin e parë:
Vizita obstetrike
Zakonisht vizita e parë obstetrike gjatë shtatzënisë duhet të bëhet mes javës së shtatë dhe të dhjetë.
Gjatë këtij kontrolli, gjinekologu duhet të konstatojë zhvillimin e shtatzanisë dhe të përcaktojë datën e pritshme të lindjes.
Mjeku do të vlerësojë problemet në traktin gjenital, veçanërisht nëse kryhet me ultratinguj, ku dhe do të dëgjoni rrahjet e para të zemrës së foshnjës.
Vizita e parë është gjithashtu thelbësore për të planifikuar pjesën tjetër të shtatzënisë.
Mjeku do të krijojë një dosje në të cilën do të jenë të gjitha kontrollet tuaja gjatë kohës së shtatzanisë. Kjo është një mundësi e mirë për të marrë informacione dhe këshilla nga gjinekologu dhe mbi të gjitha për të planifikuar diagnozën para lindjes.
Testet e gjakut dhe urinës
Gjinekologu gjithashtu përshkruan testet e para të gjakut dhe urinës. Gratë shtatzëna gjithashtu duhet të shikojnë praninë e anemisë dhe sheqerit në gjak.
Analiza urinare bëhet për të identifikuar praninë e mundshme të një infeksioni në traktin urinar dhe diabetit.
Eko me ultratinguj përdor valët e zërit të frekuencës së lartë për të krijuar një imazh të mitrës dhe fetusit. Nëse bëhet para javës së njëmbëdhjetë duke përdorur një sondë transvaginale. Me këtë ju shikoni datën e lindjes, por edhe numrin e embrioneve, duke përjashtuar keqformime./pernenat.al/