Në ditën ndërkombëtare të Diabetit, janë tre pacientë kosovarë që në dy vitet e fundit e kanë instaluar pompën e insulinës.
Kjo është një teknologji e avancuar e cila u mundëson pacientëve të prekur nga diabeti një jetë shumë më cilësore, shkruan Gazeta Shneta.
Pompa e insulinës nga prodhuesi Medtronic bën injektimin automatik të insulinës në trup, varësisht nga nevoja dhe parametrat e dhënë.
Gjithsesi, fatkeqësisht kjo teknologji në krahasim me vendet e rajonit, në Kosovë është shumë prapa.
Në Kroaci e Slloveni, numri i këtyre pajisjeve të instaluara është mbi 2000 për shtet, ndërsa në Maqedoni mbi 500. /Gazeta Shneta/