Shumë gra supozojnë se nëse nuk mund të mbeten shtatzënë, trajtimi me IVF është zgjidhja më e mirë. Ky është një mit. Një përqindje e vogël e çifteve me infertilitet – më pak se 5 përqind, sipas Shoqatës Amerikane për Mjekësi Riprodhuese – do të shkojnë për të përdorur IVF.
Kur bëhet fjalë për ata që kanë nevojë për IVF, njerëzit zakonisht futen në njërën nga dy kategoritë shkruan VeryWellFamily:
–Ata për të cilët IVF është opsioni i tyre i vetëm për një fëmijë biologjik;
–Ata që nuk kanë pasur sukses me trajtime të teknologjisë më të ulët;
A do të keni nevojë për IVF? Po sikur të mos doni të bëni IVF?
Poashtu, mjeku juaj do të marrë parasysh shkakun tuaj të infertilitetit, hulumtimin mbi situatën tuaj të veçantë, moshën prindërore, dëshirën tuaj personale për të vazhduar të provoni përpara se të kaloni në nivelin tjetër, ndjenjat tuaja ndaj ose kundër IVF, mbulimin tuaj të sigurimeve dhe situatën tuaj financiare.
Nëse nuk jeni dakord që IVF duhet të jetë hapi tjetër, ose kur jeni kurioz nëse keni mundësi alternative, mos kini frikë të merrni një mendim të dytë para se të merrni një vendim transmeton Gazeta Shneta.
Ka shumë arsye pse një çift mund të vendosë të mos bëjë IVF. Disa nga arsyet më të zakonshme janë:
-Ndjekja e mëtutjeshme e trajtimeve të teknologjisë së ulët (më shumë cikle intrauterine, për shembull);
-Terapitë alternative (si akupunktura);
-Vazhdoni të provoni më tej drejt shtatëzanisë;
-Procedurat kirurgjikale (kur aplikohet);
-Vazhdimi i adoptimit; /Gazeta Shneta /