Periudha e shtatzënisë është një periudhë mjaft delikate dhe kujdesi për veten nuk duhet të jetë si zakonisht, për shkak se tani jeni dy persona në një trup.
Prandaj, duhet të keni kujdes që të mos rrezikoni beben, më poshtë ju sjellim disa nga idetë se si të qëndroni në formë pa rrezikuar beben tuaj.
Njëra ndër problemet më të mëdha shihen të jenë qimet në trup, prandaj për heqjen tyre në të gjitha zonat provoni briskun se sa dyllin që zbut qimet.
Duhet të evitoni dhe depëlimin me lazer, sepse nuk janë të sigurt mbi shëndetin e fetusit.
Për të hidratuar trupin është e preferueshme të përdorni vajra natyralë si ai i bajameve.
Gjatë kësaj periudhe përdorimi i parfumit mund të përmbajë subsatnca që stimulojnë një reaksion alergjik.
Lyerja e flokëve gjatë shtatzanisë është një tjetër hap i “ndaluar” për shkak se bojrat përmbajnë përqindje amoniaku dhe nuk është mirë për zhvillimin e bebit.
Mjekët thonë se gruaja mund t’i lyejë flokët por duhet të përdor produkte që nuk kanë substanca alergjike.
Prandaj, duhet të keni kujdes, sapo të merrni vesh që jeni shtatëzënë, që të shikoni mirë produktin para se ta vëni në kokë./Pernenat/