Duke filluar nga nesër, Prof. Dr. Aurora Bakalli dhe Ass. Dr. Edmond Haliti do ta mentorojnë një trajnim 6-ditor për EKG në Prishtinë.
Në bashkëorganizim me SonoKos, ky trajnim do të mbahet në Prishtinë dhe do të jetë i dedikuar për të gjitha lëmitë e mjekëve të interesuar rreth elektrofiziologjisë së zemrës.
Në lidhjen e shpërndarë nga Dr. Aurora, njoftohet se ky trajnim 6-ditor do të fillojë më 25 janar, e shtunë, dhe do të jetë në tre fundjava.
Ky është trajnimi i parë i organizuar në gjashtë ditë për EKG. /Gazeta Shneta/