Estela Ujka, prej disa vitesh njihet si një nga vajzat më fashion në Shqipëri. Por ajo na ka treguar se di të ketë edhe një familje të lumtur e vazhdimisht e ekspozon atë.
Por sot blogerja e njohur është në pritje të ëmbël, një pjesëtar i ri do të vijë në jetë nga fundi i marsit. Estela kujton për revistën Living se shenjat e para të kësaj shtatzënie kanë nisur gjatë pushimeve të verës në Turqi:
“E ndieja që nuk i afrohesha dot ushqimit dhe mendoja që kjo vinte si pasojë e sasisë që ofrojnë resortet andej duke mos e kuptuar që ndjesia e perzjerjes vinte nga tjetër shkak. Sapo u ktheva në Shqipëri bleva testin duke shpresuar që ishte thjesht një vonesë, por mesa duket nuk ishte ashtu.
Mund te them që ndryshe nga 2 shtatzanitë e para tek kjo ndiej më shumë frikë e pasiguri se si do shkojë, por dhe si do e përballoj ngarkesën më pas. Barku në shtatzënine e 3-të dilka më herët dhe femra bëhet shumë më e ndjeshme. Mund të them që lajmi nuk ishte fare i papritur për bashkëshortin tim që mesa duket kësaj here e paska patur qëllim në vetvete dhe sigurisht që ishte një lajm shumë i bukur për vajzat, të cilat prej kohësh kërkonin një vëlla të vogël,edhe pse i kanë dy më të mëdhenj nga babai.
Vajzat na u rritën dhe unë mendoja që na mjaftonin për familjen ideale që kisha në kokë. Por, mesa duket dhe një pjesëtar i ri do gjej vend të ngrohtë në strehën tonë. Ah, përveç qenit, mos e harrojmë!”, ka thënë blogerja e njohur./Blitz.al/