Një kosovar që jeton në Bergamo të Italisë Gjokë Gojani, ka bërë thirrje për kujdes nga koronavirusi.
Përmes një statusi në Facebook, Gojani iu ka bërë thirrje kosovarëve që të mos e neglizhojnë Covid-19, sikurse bën institucionet në Itali ku më pas shpërtheu virusi duke prekur mijëra persona, transmeton Gazeta Shneta.
“Kosovare te dashur, jetoj ne qytetin me te prekur prej Corona virusit aka Covid-19 ne Bergamo, kemi mbi mijera raste te infektimit dhe me qindra raste te vdekur, une personalisht ne fillim e kom mar si nje hajgare punen e virusit, kom gabu, ju ftoje te mos gaboni juve ne Kosove sepse situata eshte shume kritike, Italia ne fillim gaboi kur erdhen rastet e para dhe me neglizhencen e tyre nuk reaguan menjeher, andaj Kosove e imja e dashur merni hapat e duhur reagoni ne parandalimin e keti virusi dhe merni seriozisht situatën”, ka shkruar Gojani.
Në fund ai ka njoftuar se ai dhe anëtarët e familjes së tij nuk janë të prekur nga koroanvirusi.
Kujtojmë se në Itali janë të infektuar mbi 8 mijë persona ndërsa qindra pacientë kanë ndërruar jetë. Qeveria e ka futur vendin në karantinë dhe përveç rasteve urgjente nuk lejohen hyrje-daljet. /Gazeta Shneta/