Një incident me therje thike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, ka raportuar Policia e Kosovës.
Pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave në Ferizaj, njëri prej tyre është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital.
Sulmuesi kishte therë me thikë viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.