Aktorja kosovare, Teuta Krasniqi përveç që njihet si aktore shumë e suksesshme, ajo është edhe tejet e përfolur në publik për jetën e saj private.
Ish-gruaja e këngëtarit të famshëm, Blero, tanimë është duke jetuar jetën e saj me të dashurin e ri, Adonisin.
E, Teuta është nënë e dy vajzave, një me Bleron dhe një vajzë tjetër me të dashurin aktual.
Përkundër profesionit me shumë punë, ajo po gjen kohë që t’i mbajë fansat të informuar me jetën e saj personale, veçanërisht kur vjen puna për vajzat.
Sot ajo ka postuar një fotografi nga shtrati i fëmijëve, ku shihen dy vajzat shumë të lumtura pranë njëra-tjetërs.