Keni dëgjuar për sfidat që janë bërë trend dhe kanë përfshirë gjithë botën e internetit. Madje ato kanë arritur edhe në Kosovë e Shqipëri.
Nëse s’keni dëgjuar më parë për sfidën e pirjes së ujit të nxehtë, atëherë duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj do ta shikojë atë në youtube, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Tani kjo sfidë e internetit është përgjegjëse për vdekjen e një vajze 8-vjeçe.
Kiari Pope piu ujë të vluar pasi u sfidua nga kushërira e saj moshatare. Vajza u deklarua e vdekur nga autoritetet pas lëndimeve që mori nga uji i nxehtë.
Familja ka treguar se vajza ka pirë ujin me një pip të plastikës, pasi është nxitur nga kushërira se “nuk guxon ta bëjë këtë”. /Gazeta Shneta/