Fryma e personave të prekur nga malaria është ndryshe nga ajo e personave të tjerë, gjë që mund të përdoret si testim për këtë sëmundje, kanë deklaruar shkencëtarët amerikan.
Ata veçse e kanë testuar një prototip të pajisjes për frymëmarrje, të ngjashme me atë që policia përdorë për të matur nivelin e alkoolit përmes frymëmarrjes, në Afrikë.
Këto testime kanë treguar sukses në detektimin e sëmundjes tek fëmijët, megjithatë kanë nevoje për zhvillime të mëtutjeshme.
Një nga aromat që vërehet është identike me erën natyrale e cila tërheq insektet të cilat shpërndajnë malarien.
Besohet që personat të cilët kanë këtë aromë në frymën e tyre tërheqin mushkonjat dhe i infektojnë ato, kështu duke e shpërndarë sëmundjen edhe më shumë.