Mjekët mund të jenë në gjendje të parashikojnë nëse kanceri i mushkërive do përhapet dhe do bëhet terminal, duke përdorur një test të thjeshtë gjaku ose mostër të tumorit, sugjeron studimi.
Shkencëtarët tani shpresojnë se testet e thjeshta mund të kursejnë dhjetëra mijëra pacientë nga kimioterapia rrënjësore dhe radioterapia, transmeton lajmi.net.
Tri punime të veçanta shkencore të botuara sot treguan se si qelizat e kancerit të mushkërive arrijnë të evoluojnë dhe përhapen.
Një tjetër studim tregoi se studiuesit mund të parashikonin se sa agresiv do të ishte kanceri duke analizuar gjenetikën e një tumori në pikën e diagnostikimit.
Një ekip i përbërë nga tre akademikë zbuluan se tumori i mushkërive lëshon një përzierje të qelizave të ndryshme të kancerit, gjë që ngatërron sistemin imunitar.
Kjo pastaj bllokon aftësinë e trupit për të luftuar qelizat e dëmshme dhe i jep mundësinë kancerit të hyjë në gjak dhe të evoluojë me shpejtësi, thonë ata.
Studiuesit thonë se studimet, të gjitha të botuara në revistën ‘Nature Medicine’, mund të ndihmojnë në identifikimin e njerëzve të rrezikuar nga format agresive të sëmundjes. /Lajmi.net/