Flokët e bukura dhe të shëndetshme janë dëshirë e të gjithëve.
Në mënyrë që të shijoni bukurinë e flokut, duhet të kujdeseni për të. Produktet kozmetike mund të dëmtojnë qimet e flokëve tuaja, andaj edhe kohë pas kohe kujdesuni që të keni flokë të shëndetshme, jo të thata, por jo edhe shumë të yndyrshme.
Provoni këtë test:
Merrni një gotë me ujë në temperaturën e dhomës, dhe në të hidhni pak qime të flokëve. Nëse nuk zhyten, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nëse flokët zhyten, është koha për t’u kujdesur për flokët tuaja.