Sapo mëson se në trupin tuaj po rritet një jetë, është thuajse e pamundur të presësh që javët të kalojnë për të mësuar gjininë e foshnjës.
Megjithëse konvencionale, metoda me sodë buke thuhet të jetë më e sigurta nga të gjitha të paktën disi shkencërisht e bazuar sipas metodë Shettles.
Ajo që ju duhet të bëni është të përzieni urinën me sodën e bukës dhe të prisni deri sa të krijohet një reaksion homogjen.
Nëse urina turbullohet dhe duket sikur krijon bulëza gazi, jeni në pritje të një djali, nëse tretja e sodës së bukës në urinë nuk shkakton asnjë reaksion atëherë ju prisni një vajzë.
Hormonet e shtatzënisë në urinën tuaj, bëjnë që kjo e fundit të hyjë në reaksion kimik me sodën e bukës sipas ndryshimit të pH (vajza është acid- njësoj si soda e bukës, prandaj nuk ka reaksion, ndërsa djali është alkali-ka reaksion).
Nivelet e hormonit të shtatzënisë HCG janë në kulmin e tyre në javën e 10 të shtatzënisë, ndaj ndoshta kjo është periudha më e mirë kur mund ta bëni këtë test në shtëpi.
Si bëhet testi:
Urinën e mëngjesit bëjeni në një gotë plastike sterile dhe në të hidhni dy lugë sodë buke./LIVING/