Kongresi Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) u rekomandojnë grave planifikimin e disa sesioneve me obstetër-gjinekologun e tyre, përpara se të konceptojnë, thotë Mary Jane Minkin, një obstetër-gjinekologe e çertifikuar dhe profesoreshë klinike në Universitetin e Yale.
Për të shmangur çfarëdo lloj çrregullimi gjenetik apo ndonjë gjendjeje tjetër shëndetësore, Jane po inkurajon çdo grua që tenton për një shtatzëni, para periudhës së konceptimit t’i kryejë disa lloje testesh.
Në mesin e tyre është edhe testi i gjakut, i cili rekomandohet të kryhet gati çdo gjashtë muaj në përgjithësi.
Në rastin e shtatzënisë, testi i gjakut shfrytëzohet për të parë në mos fetusi në zhvillim mund të ketë ndonjë çrregullim gjenetik.
Një test tjetër, i cili rekomandohet nga mjekja obstetër-gjinekologia Jane është edhe ai i glukozës. Në rast se niveli i glukozës është i lartë, atëherë gruaja shtatzënë rrezikon që të kryejë lindje me prerje urgjente cezariane ose të promovojë lindje të parakohshme.
Sidoqoftë, sipas profesoreshës klinike, nuk duhet të lihet mënjanë as funksionimi i tiroideve. Testi i tiroideve identifikon zhvillimin e tiroideve në trup, të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e fetusit përgjatë nëntë muajve./Gazeta Shneta/