Lëngu i Panxharit
Studime të shumta kanë treguar se panxhari, në veçanti pirja e lëngut të freskët të panxharit mund të nxisë ulje domethënëse të tensionit të gjakut.
Një studim Australian, të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se pirja e 2 gotave me lëng të freskët panxhari në ditë e ul ndjeshëm tensionin e gjakut.
Tensioni nis të ulet brenda një ore nga pirja e lëngut dhe ulja më e madhe ndodh 3-4 orë pas tretjes.
Kjo ulje i atribuohet nitritit, një substancë që zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin e tij.
Hudhra e Freskët
Vlerat e hudhrës për uljen e tensionit të gjakut është e dokumentuar.
Sipas ekspertëve, një dozë ditore e të paktën 10 mg alicinë e ul tensionin sistolik me 11 mm Hg.
Ai diastolik ulet me 5 mm Hg brenda një periudhe prej 1 deri në 3 muaj.
Alicina është një nga përbërësit kryesorë të hudhrës.
Për të marrë sasitë e mjaftueshme të alicinës duhet të konsumoni 1-4 thelbinj hudhre në ditë.
Çaji i Zi
Ekspertët kanë zbuluar se pirja e 3 filxhanëve me çaj të zi në ditë e ul tensionin sistolik me 2 deri në 3 pikë.
Ai diastolik ulet me 2 pikë.
Kjo mund të duket e parëndësishme në shikim të parë.
Ekspertët thonë se këto shifra janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë me 7 deri në 10 përqind.
Magnezi
Një studim Britanik ka konfirmuar se konsumi i të paktën 370 mg magnez në ditë, e ul tensionin sistolik me 3-4 pikë dhe atë diastolik me 2-3 pikë.
Sasia ditore e rekomanduar e magnezit për gratë është 320 mg ndërsa për meshkujt 420 mg.
Ekspertët thonë se për çdo 100 mg magnez shtesë, rreziku i ishemisë ulet me 9 përqind.
Magnezi zgjeron enët e gjakut dhe shmang mpiksjen e tij./GazetaShneta/