Momenti i dushit është koha më e preferuar për fëmijët, por njëkohësisht edhe më delikatja.
Temperatura e ujit me të cilin do të lahet fëmija është pjesa më e rëndësishme dhe të gjithë nënat duhet t’i kushtojnë një rëndësi të jashtëzakonshme.
Cila është temperatura e duhur e ujit për dushin e fëmijës?
Lëkura e butë dhe delikate e një fëmije nuk mund të tolerojë temperaturën e ujit aq të ngrohtë po aq sa i rrituri. Por edhe uji shumë i ftohtë mund të jetë diçka e rrezikshme për fëmijën. Shumica e ekspertëve rekomandojnë që uji duhet të ketë një temperaturë 38 gradë C. Është një temperaturë komode që fëmijës një rehati të madhe.
Ju mund të blini një termometër uji për të kontrolluar saktë dhe për të gjetur temperaturën e duhur pa u lodhur shumë. Mbusheni vaskën me ujë para se ta vendosni fëmijën. Nëse është e mundur, mbuloni dorezat në mënyrë që fëmija të mos e kthejë aksidenatlisht nga e nxehta.
Mbani dhomën të ngrohtë, pasi të dali fëmija nga dushi ose mund ta lani brenda në dhomë kur ai është fare i vogël. Peshqirin duhet ta mbani sa më afër në mënyrë që mos e lini shumë gjatë fëmijën të presë./pernenat.al/