21 Marsi njihet si dita ndërkombëtare e Sindromës Down.
Falë kësaj dite, Klan Kosova ka pasur një moderatore të veçantë, e cila ka mundësuar mbulimin e edicionit të mbrëmjes.
Bëhet fjalë për Medina Surdulli, e cila vitin e kaluar fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë “Alpine Novice Giant slalom” në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore, ajo që prezantoi njërën nga storiet në Lajmet Qendrore të Klan Kosovës.
Gjithashtu, në mbështetje të Forumit Kosovar të Aftësive të Kufizuara, anëtarët e shoqatës ‘Down Syndrome Kosova’ kanë protestuar në lidhje me të drejtat e tyre.
Ndërkaq, përkrahje për kategori të shoqërisë ka shfaqur edhe radiotelevizioni Dukagjini, i cili ia mundësoi Aldit të nisë edicionin e lajmeve të mbrëmjes.