Drejtori i përgjithshëm i OBSH’së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se pandemia nuk është as afër të përfundoj.
Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media në Gjenevë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Tedros tha se shumë vende kanë shfaqur një progres, mirëpo virusi po përhapet shpejt.Ai shtoi se tashmë janë bërë gjashtë muaj pasi OBSH’ja mori së pari raportet e rasteve të pneumonisë në Kinë nga një shkak i panjohur e që më vonë u identifikua si COVID-19.
Deri tani, në botë janë 10 milion raste me COVID-19 dhe 500,000 viktima./GazetaShneta/