Përgjigjia e kësaj pyetje është po dhe jo! Nëse keni të vjellura ose ndjeheni keq mund të jetë shenjë se niveli i hormoneve të shtatzënisë janë të larta.
Nuk dihet saktësisht se çka i shkakton të vjellurat gjatë shtatzënise, por mendohet pikërisht se janë të lidhura me hormone, saktësisht më një hormon që njihet me emrin hCG. Trupi juaj e prodhon këtë hormon në sasi të madhe, deri kur placenta e merr në dorë punën e mbajtjes dhe ushqyerjes së fëmijës suaj.
Placenta fillon të punon rreth javës së 12 dhe 14, dhe kjo përkon me kohën kur edhe rreziku i abortit bie.
Nëse jeni shtatzënë me binjake ose trinajkë, do keni shumë më shumë hormone dhe është normale nëse përjetoni të vjellura dhe nëse ndjeheni më të sëmura sesa nënat që janë shtatzënë me një bebe.
Niveli i lartë i hCG, mund të jetë shenjë se shtatzënia juaj është duke ju shkuar mirë, mirëpo disa nëna janë më të ndjeshme ndaj këtyre hormoneve të larta./KlinikaMedica/