Miti se foshnjat mund të shohin vetëm në bardh e zi është i tillë, një mit! Hulumtuesit kanë zbuluar se pas këtij informacioni fshihen edhe shumë fakte tjera.
Vizioni I gjuniorëve normalisht se është më i pa zhvilluar nëse e krahasojmë me atë të të rriturve, transmeton GazetaShneta.
Kur të sapolindurin vijnë në këtë botë, pamja e tyre është e limituar – operojnë me vetëm 5% të shikimit të të rriturve. Ata mund të shquajnë fytyrat vetëm në largëis prej 30 centimetrash ose më pak, shkruan Babyology.
Pasi foshnja të arrijë 6 mujorin, shikimi i tyre përmirësohet duke iu afruar edhe shikimit të të rriturve tashmë.
Anna Franklin, lidere në “Baby Lab në Universitetin Sussex” ka hetuar të parit e foshnjave qysh në vegjëli.
Ajo ka vertetuar se foshnjat nuk shohin vetëm bardh e zi. Ato dallojnë objektet sipas ngjyrave të kuqe dhe të hirta të ndezura.
“Ngjyrat që shohim janë reaksion I qelizave në retinat e syve tanë të quajtura kone. Sinjalet e këtyre ngjyrave tek foshnjat vonohen për shkak se kanë kone të pazhvilluara dhe një tru në zhvillim e sipër”, ka thënë Franklin.
Ajo po ashtu ka aluduar se ngjyra më e padëshiruar për foshnjat është ajo kafe. /GazetaShneta/