“Human Fertilization and Embryology Authority” i ka dhënë miratimin e tij fertilizimit In-Vitro gjatë së cili përdoret materali gjenetik i marrë nga 3 subjekte, dy femra dhe një mashkull. Por si reagon opinioni publik ndaj kësaj? Një hap para apo një dilemë etike?
Këtë miratim e ka dhënë fillimisht Britania e madhe dhe më pas “Human Fertilization and Embryology Authority”, i cili është autoriteti kryesor në fushën në fjalë. Ata kanë dhënë aprovimin e tyre pikërisht në nisjen e proçedurave që kanë të bëjnë me dhurimin e mitokondrive, me pak fjalë të materialit kryesor që ka lidhje me kryerjen e fekondimit artificial. Kjo metodë i referohet përdorimit të ADN së të dy prindërve dhe asaj zonje që ata zgjedhin si dhuruese.
Rëndësia e kësaj procedure
Me anën e një fekondimi të tillë, fëmija do të kishte 99,98% ADN e prindërve, dhe 0,2 % të dhurueses dhe kjo mund të pengonte shfaqjen e një patologjie gjenetike, pra do të bënte të mundur njëfarë ndryshimi të gjenetikës. Këto patologji të trashëgueshme shkaktohen nga defekte të lindura në mitokondri dhe që shpesh shkaktojnë vdekjen ose një aftësi të kufizuar tek fëmija.
Reagimet ndaj kësaj procedure
Sipas “Muscular dystrophy UK” kjo është një mundësi e artë për të gjitha ato gra që kanë një patologji të trashëgueshme mitokondriale dhe ato duhet të jenë në gjendje të marrin vendimin e duhur, duke qënë koshiente për përfitimet dhe rreziqet e kësaj procedure. Një gjë të tillë nuk e miraton kisha katolike dhe anglikane, sipas të cilëve kjo rezulton të jetë diçka jo etike dhe morale.
Mendimi juaj? Mendoni se kjo është një mundësi e vërtetë për femrat me probleme? Mendoni se do të ishte më mirë praktikimi i kësaj metode për të parandaluar shumë patologji të lindura dhe të trashëgueshme tek fëmijët?/Pernenat.al/
Të sjellësh në jetë një fëmijë nga tre prindër, tashmë është e mundur
Artikulli paraprakPo konsiderohet si pija më vdekjeprurëse në botë, mund të ua marr jetën në më pak se 45 minuta!
Artikulli i rradhës 6 mitet e pavërteta rreth lindjes me prerje cezariane