Seksi gjatë ciklit menstrual është një prej atyre temave tabu që askush nuk dëshiron të flasë, por thellë, secili dëshiron të dijë të mirat pra cila është e vërteta?
‘Cosmopolitan’ gjeti një aplikacion për ciklin menstrual të grave, për të gjetur saktësisht se çfarë ato mendojnë për seksin gjatë menstruacioneve. Endorfinet të lëshuara nga orgazmat mund të lehtësojnë simptomat e zakonshme si stresi, por ato gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjet menstruale për disa gra – bazuar në forcën dhe intensitetin e kulminacionit të orgazmës. Orgazmat vaginale kanë veti të konsiderueshme zbutëse, shumë më tepër se stimulimi klitoral.
Disa njerëz janë me të vërtetë ende nën përshtypjen se periudha e gjakut është ‘e papastër’ dhe mbart infeksione që mund të përhapen nëse një burrë ka kontakt me të. Thënë thjesht, nuk ka të vërtetë në këtë – gjaku menstrual është një përzierje e gjakut dhe indeve të shëndetshme që trupi nuk ka nevojë, kështu që absolutisht asnjë dëm nuk do të vijë, transmeton Gazeta Shneta.
Seksi gjatë menstruacioneve gjithmonë do të jetë një çështje e çrregullt, por mund të vëreni më shumë gjak se sa prisni, edhe nëse periudha juaj është mjaft e lehtë. Kjo është për shkak se orgazma rrit sasinë në të cilën mbetjet endometriale janë dëbuar nga trupi, e cila nga ana tjetër mund të zvogëlojë gjatësinë e ciklit tuaj menstrual.
Në thelb, ju mund të përshpejtoni periudhën tuaj duke bërë seks./Gazeta Shneta/