Nëna e dy fëmijëve, Marissa Heckel ka marrë vendimin që t’i besojë trupit të saj dhe ka lindur vetë në shtëpi, pa ndihmën e doktorit ose një mamaie.
Pas një eksperience negative me lindjen e fëmijës më të madh, Marissa ka vendosur ta bëjë vetë. Edhepse ishte dy javë me vonesë, ajo nuk u shqetësua dhe vazhdoi me planin e saj.
Marissa thotë se ishte një ekperiencë e mrekulleshme dhe se ndihet më e fuqishme dhe e arritur se që është ndjerë në gjithë jetën, përcjell Gazeta Shneta.
E pyetur nëse do ta provonte sërish, ajo u përgjigj: “Oh gjithsesi!”.
Është shumë ndryshe nga përvoja që ka pasur para tre vjetëve. Ajo ka lindur vajzën e saj në spital, pa qetësues por është ndjerë se është përqeshur dhe abuzuar gjatë lindjes.
Marissa ka lindur me ndihmën e bashkëshortit, pas 36 orësh që nga fillimi i kontrakcioneve, ndërsa thotë se ishte kokëfortësia e saj që nuk ka lënë të kenë të paktën një mami aty.
“Ai ka respektuar trupin tim dhe zgjedhjen time që lindja të bëhet në një ambien pa stres. Kam vendosur që të mos kemi as edhe mami sepse thjesht nuk më pëlqen kur dikush përpiqet të më tregojë se çfarë është më e mira për beben”, ka treguar Marissa.
Ajo nuk ka përdorur as qetësues, pasi vazhdimisht i ka thënë vetes se dhimbjet janë vetëm të përkohshme.
Marissa ka lindur një djalë të shëndoshë në banjon e shtëpisë së saj, pasi i kanë shpërthyer ujërat në shtrat pesë herë./GazetaShneta