Kushti i vetëm që partneri të jetë i pranishëm në lindje është që ta ketë me vete në maternitet vërtetimin se është i shëndetshëm. Vërtetimi duhet të bëhet 7-10 ditë para terminit.
Si mund të pregatitem psiqikisht për lindjen e gruas time?
Çifteve iu rekomandohet që të ndjekin shkollat e përgatitjes psikofizike për lindje, e cila është falas, ku me këtë që të dy prindërit mund të “zhvillojnë” ndjenjën që do të bëhen me foshnje.
Dëshiroj të jem i pranishëm në lindje, por kam frikë se mos më bie të fikët…
Mjekët obstetër theksojnë që një numri të madh të baballarëve iu bie të fikët pranë krevatit. Numri i atyre të cilët hynë në sallën e lindjes pa frikë është shumë i vogël. Mirëpo kjo ndodh sikurse tek të gjithë, sa më shumë që dini – më pak keni frikë.
Lexoni për lindjen, ndiqni shkollën e përgatitjes psikofizike për lindje, bisedoni me baballarët tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në lindje të foshnjave të tyre. Fokusohuni në mënyrën se si do ti ndihmoni gruas tuaj në lindje, dhe ashtu më pak do të brengoseni për frikën tuaj.
Dëshiroj të jem i pranishëm në lindje, por shokët më thonë që nëse e shoh lindjen, do të më humb dëshira për seks. A është kjo e vërtetë?
Disa gjinekologë mendojnë që mund të ndodh që pas këtij akti, mashkulli nuk e shikon më gruan me sy të njejtë, si dhe mund të humb dëshirën për marrëdhënje seksuale me të. Por, ekspertët thonë që bëhet fjalë për raste sporadike, sepse pritja e përbashkët e të përkëdhelurit të tyre zakonisht forcon lidhjen martesore.
Dëshiroj të jem i pranishëm në lindje, por gruaja ime nuk do, si ta bind atë?
Gjithsesi duhet të bisedoni për këtë, por mos bëni presion. Mundohuni të kuptoni se përse gruaja juaj nuk dëshiron të jeni i pranishëm. Ndoshta gruaja juaj mendon që do të ju zë panika dhe do të nevrikoseni, apo ndoshta frikësohet se nuk do të dëshironi më të keni marrëdhënje intime me të. Nëse mendoni që prania juaj mund të jetë kontraproduktive për lindjen – ndaloni, është më mirë për të dy. / Gazeta Shneta /