Në momentin që lind foshnja nga trupi i nënës, të gjithë mjekët gjinekologë ia prejnë kordonin bebes menjëherë.
Por kjo po del të jetë një gabim i rëndë i mjekëve, sipas rezultateve të një studimi që përfshinë 3 mijë foshnja, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Sikur të vonohej për 1 deri 3 minuta prerja e kordonit të kërthizës, do të ndihmonte në reduktimin e rrezikut të vdekjeve te foshnjat.
Kjo veçanërisht do të ndihmonte të foshnjat e lindura para kohe. Ekipi i studimit ka gjetur se 60 sekonda do të mjaftonin për t’ia shpëtuar jetën një foshnje premature.
Profesori Jonathon Moris nga Universiteti i Sidneit, tha se shuymica e foshnjave fillojnë të marrin frymë brenda 60 sekondave, prandaj vonesa e këputjes së kordonit do të shmangte ndërhyrjet e panevojshme dhe potencaialisht të dëmshme siç janë tubat e frymëmarrjes.
Nëpër spitale është praktikë normale që kordonit të këputet në momentin që lind foshnja. Kjo i bie që bebet humbin 80 deri 100 mililitra të gjakut.
Nëse foshnja do të mbante kërthizën për 2 deri 3 minuta pa e prerë kordonin, atëherë do të kishin një rritje mesatare prej 32 për qind të gjakut, qelizave staminale dhe qelizave imune. /Gazeta Shneta/