Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 53-vjeçare në Prizren.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Mësohet se viktima është stomatologu Arben Kiseri. Ai dyshohet se ka bërë vetëvrasje në ordinancën e tij.
Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje.Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha ai.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.