Tremujori i tretë, është një fazë e rëndësishme e shtatzënisë, ku nevojat rreth një plani të lindjes dhe kontrollit final ndaj zhvillimit të foshnjës mbetet jetik.
Në çdo takim prenatal të tremujorit të tretë, mjeku juaj do të vazhdojë të kontrollojë presionin e gjakut, peshën dhe urinën tuaj si dhe do të sugjerojë një ekzaminim për të kontrolluar shenjat e preeklampsisë, diabetit gestacional dhe infeksionit, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.
Testimi i nevojshëm në tremujorin e tretë të shtatzënisë:
Streptokoku i grupit B.
Ndërmjet javës 36 dhe 37, kujdestari mjekësor do të kontrollojë rreth zonës së vaginës dhe rektumin tuaj për të shikuar për një infeksion të zakonshëm të quajtur streptokoku i grupit B.
Nëse testi juaj është pozitiv, do t’ju jepen antibiotikë gjatë lindjes për t’ju ndihmuar të mos ia kaloni atë fëmijës tuaj.
Çfarë duhet të prisni nga takimet prenatale mjekësore në tremujorin e tretë të shtatzënisë
Diabeti gestacional
Nëse jeni diagnostikuar me diabet gestacional, mjeku juaj do të vazhdojë të monitorojë nivelet tuaja të glukozës në gjak dhe do të sigurojë që ju jeni duke ndjekur një dietë të shëndetshme dhe rutinë ushtrimesh.
Mes tjerash, ju mund të merrni rekomandime gjithashtu për një ultratinguj të tremujorit të tretë për të kontrolluar rritjen dhe zhvillimin e foshnjës tuaj.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Preeklampsia
Preeklampsia (presioni shumë i lartë i gjakut), zakonisht zhvillohet gjatë tremujorit të tretë.
Disa nga shenjat e preeklampsisë janë ënjtje e papritur në fytyrë dhe duar si dhe proteina në urinë.
Në shumicën e rasteve, pacientet me preeklampsi nuk kanë simptoma dhe rastësisht diagnostikohet në zyrat mjekësor, me një fillim të ri të presionit të lartë të gjakut.
Placenta Previa
Nëse u zbulua se keni placenta previa, gjë që ndodh kur placenta mbulon pjesërisht ose plotësisht qafën e mitrës, do të bëni një ultratinguj të tremujorit të tretë për të kontrolluar nëse previa është zgjidhur si problem.
Nëse jo, me shumë gjasë do të rekomandohet një prerje cezariane për të lindur fëmijën tuaj të sigurt.
Disa gra me placentë previa përjetojnë gjakderdhje të rëndë dhe në këtë rast, mjeku juaj mund të rekomandojë një prerje cezarian për të lindur fëmijën tuaj më herët.
Me shumë mundësi do t’ju jepen kortikosteroide për të ndihmuar mushkëritë e foshnjës tuaj të zhvillohen më shpejt nëse lindja juaj është planifikuar para javës së 37-të.
Testet shtesë
Gjaku juaj mund të kontrollohet sërish për anemi, veçanërisht nëse keni qenë anemike më herët gjatë shtatzënisë.
Nëse jeni në rrezik për infeksione seksualisht të transmetueshme, do të testoheni sërish për sifilis, klamidia, gonorre dhe HIV.
Vaksinimi
Ju duhet të merrni vaksinën Tdap për t’ju ndihmuar të mbroni veten dhe fëmijën tuaj nga pertusis (kolla e mirë).
Edhe nëse jeni vaksinuar më parë, Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rekomandojnë që të gjitha gratë shtatzëna të marrin një dozë përforcuese ndërmjet javës 27 dhe 36.
Nëse sezoni i gripit është po afron, mjeku duhet të flasë me ju për përfitimet e marrjes së vaksinës kundër gripit, nëse nuk e keni marrë tashmë një.
Mes tjerash, do t’ju rekomandohet gjithashtu për vaksinën kundër COVID-19, e cila ju ndihmon të mbroni nga virusi dhe zvogëlon ashpërsinë e sëmundjes nëse infektoheni. Studimet tregojnë se antitrupat i kalohen edhe fetusit. /Gazeta Shneta/