Spitali i Përgjithshëm i Pejës dhe i Gjakovës iu bashkuan komunitetit botëror të spitaleve promovuese të shëndetit (HPH).
Spitalet promovuese të shëndetit (HPH) janë institucione të kujdesit shëndetësor që kanë prioritet promovimin e shëndetit dhe mirëqenies krahas kujdesit tradicional mjekësor, transmeton Gazeta Shneta.
Procesi i anëtarësimit të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës dhe të Gjakovës në rrjetin e HPH është mbështetur nga projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) dhe projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.
“Certifikata është rezultat i angazhimit intensiv të drejtuesve dhe stafit të spitalit për të përmbushur standardet e spitaleve promovuese të shëndetit”, citohet të ketë thënë Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate. /Gazeta Shneta/