Gjatë shtatzënisë, sistemi i qarkullimit të gjakut të një nëne të ardhshme kalon nëpër ndryshime të shpejta dhe dramatike.
Sipas, Dr. Oliver W. Jones, specialist i mjekësisë amtare-fetale në Denver, vëllimi i gjakut fillon të rritet që në javën e pestë të shtatzënisë dhe deri në fund të tremujorit të tretë do të jetë rritur me rreth 1,5 litra – të gjitha për të përmbushur kërkesat e trupit tuaj për më shumë oksigjen dhe për të mbështetur rritjen e mitrës, placentës, gjirit dhe indeve përreth, shkruan Baby Center përcjell Gazeta Shneta.
Nënat e ardhshme gjithashtu mund të presin një rritje të peshës së ujit. Trupi juaj për zhvilluar një fëmijë do të ketë nevojë për 6,5 deri në 8,5 litra shtesë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Një pjesë e këtij fitimi të ujit, sipas Dr. Jones, kontribuon në lëngjet jashtë enëve të gjakut, të cilat ju dhe kyçet e këmbës e njihni shumë mirë si ënjtje.
Ndërsa mitra vazhdon të zgjerohet, ajo shtrëngon venat e nënës, duke dëmtuar qarkullimin, veçanërisht për gjakun që kthehet në zemrën tuaj.
Për shkak se rrjedha e gjakut është ngadalësuar, pjesët e trupit më larg zemrës suaj – si duart dhe këmbët – kanë më shumë gjasa të fryhen.
Faktorët vendimtarë
Qarkullimi i dobët, i cili zakonisht merr formë si venat me variçe, ndodh në rreth 20 për qind të grave.
Mes tjerash, Dr. Jones tregon historinë familjare, aktivitetet që përfshijnë qëndrimin në këmbë për periudha të gjata kohore, obezitetin dhe moshën e avancuar si faktorë shtesë rreziku për këtë problem. /Gazeta Shneta/