“Është e rëndësishme të përcjell tek të gjithë përvojën time”- u shpreh kështu Julia Buscaglia 20 vjecare, që rezultoi pozitive për koronavirus.
Sipas burimit, Independent gruaja amerikane që testoi pozitive për koronavirus raporton simptoma të pazakonta.
Ajo ndau ngjarjen e saj në rrjetin social Twitter duke treguar për simptomat e pazakonta me të cilat pësoi, duke përfshirë humbjen e dëgjimit përcjell Gazeta Shneta.
Zonja Buscaglia kontraktoi koronavirusin kur ishte në Itali dhe pas kthimit u përballë krahas një kollit dhe ethe që u shërua më pas në kohë të shkurtër, pësoi dhe humbje të përkohshme të dëgjimit.
Ajo shtoi se: “Unë e di se shumë prej jush kanë pushime pranverore, udhëtime, punë dhe aktivitete të planifikuara.
Por unë dua që ju të kuptoni tek shumë individë si mosha ime nuk po shfaqen simptoma e përgjithshme me virusin e fundit.
E di që bëjmë shaka dhe qeshim për të mos pasur mendjen tek ky virus. Por kjo nuk është më shaka. Ju lutemi anuloni udhëtimet tuaja, “tha ajo.
Poashtu vlen të ceket se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rekomanduar një ndalim dy-javor të tubimeve të jo më shumë se 50 personave, si pjesë e betejës, për të përmirësuar përhapjen e infeksionit./Gazeta Shneta/