Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Mytezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze 7 muaj më parë.
Ndonëse janë shumë aktiv në rrjetet sociale, Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur të mos publikojnë foto me vogëlushen, duke ruajtur në këtë mënyrë privatësinë e saj.
Mirëpo, ditën e sotme këngëtarja e njohur ka publikuar një video ku shihet me Ajkën në krahë teksa kanë dal shëtitje dhe po shijojnë kohën me diell që të ofron Tirana.
Ajka është fëmija i vetëm nga lidhja e gjerëtanishme e Besit dhe Xhensilës.