Më shumë se 30 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja e Alzhejmerit – forma më e zakonshme e çrrgullimeve mentale. Për fat të keq, nuk ka shërim, vetëm ilaçe për të lehtësuar simptomat.
Megjithatë, shqyrtimi i fundit i bërë nga Ruth Itzhaki, profesorëshë në Universitetin e Manchester sugjeron një mënyrë për të trajtuar sëmundjen, transmeton GazetaShneta.
Ajo ke gjetur prova më të forta se virusi herpes është një shkak i Alzheimerit, duke sugjeruar se barna efektive dhe të sigurta antivirale mund të jenë në gjendje të trajtojnë sëmundjen. Kjo po ashtu do të mundësohet që të bëhej edhe vaksinimi i hershëm I fëmijëve, shkruan “Frontiers Media”.
Virusi i implikuar në sëmundjen Alzheimer, virusi herpes simplex 1 (HSV1), është më i njohur për shkak të shkaktimit të plagëve të ftohjes. Ajo infekton shumicën e njerëzve në foshnjëri dhe pastaj mbetet ende në organizmin e njeriut por në formë pasive në sistemin nervor periferik (pjesa e sistemit nervor që nuk është truri dhe palca kurrizore). Herë pas here, nëse një person është i stresuar, virusi bëhet i aktivizuar dhe në disa njerëz shkakton ftohje.
Në vitin 1991 një studim kishte zbuluar se në shumë njerëz të moshuar HSV1 është gjithashtu i pranishëm në tru. Dhe në vitin 1997 u nxor hulumtimi tjetër se personat më të prekur mund të jenë edhe ara që posedojnë gjenin e veçantë të njohur si APOE4.
Virusi mund të bëhet aktiv në tru, ndoshta në mënyrë të përsëritur, dhe kjo mund të shkaktojë dëme kumulative. Mundësia e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer është 12 herë më e madhe për transportuesit APOE4 të cilët kanë HSV1 në tru se sa tek ata që nuk e kanë asnjë nga këta faktorë./GazetaShneta/