Sëmundja e mëngjesit është e zakonshme gjatë shtatëzanisë. Simptomat, përfshijnë nauze, të vjella dhe neveri ndaj ushqimeve të caktuara. Pavarësisht nga kjo, sëmundja e mëngjesit mund të ndodhë në çdo kohë të ditës.
Disa studiues, shkruajnë për Healthline – se sëmundja e mëngjesit është e lidhur me një hormon të prodhuar gjatë shtatëzënësisë të quajtur Gonadotropinë Korionike Njerëzore.
Ekspertët besojnë se mund të jetë mënyra e trupit për të mbrojtur nënën dhe fetusin nga sëmundjet që vijnë nga ushqimi dhe kimikatet e caktuara që gjenden në to përcjell Gazeta Shneta.
Sëmundja e mëngjesit është e pakëndshme, por në përgjithësi, jo e rrezikshme. Në shumicën e grave shtatzëna, ajo largohet pas tremujorit të parë.
Zakonisht fillon rreth javës 6-të të shtatëzanisë dhe qetësohet në muajin e tretë ose të katërt.
Kulmi i saktë i sëmundjes së mëngjesit është i ndryshëm për çdo grua, por në përgjithësi do të jetë rreth javës 9-të.
Studiuesit e Universitetit Cornell, besojnë se simptomat arrijnë kulmin kur zhvillimi i organeve të foshnjës është më i prekshëm nga kimikatet. Kjo ndodh ndërmjet javës 6 dhe javës 18-të të shtatzënisë.
A ka ndonjë ndërlikim?
Hiperemesis gravidarum – është një formë ekstreme e sëmundjes në mëngjes që rezulton në nauze të rënda dhe të vjella gjatë shtatëzanisë.
Nëse nuk mjekohet, kjo mund të çojë në dehidrim dhe shtim të dobët të peshës gjatë shtatëzanisë.
Mund të ketë një efekt të thellë negativ në cilësinë e jetës së një gruaje dhe madje mund të çojë në depresion.
Nuk ka asnjë mënyrë të njohur për të parandaluar sëmundjen e mëngjesit, por ka mënyra për të menaxhuar simptomat e saj.
Mjeku juaj mund të sugjerojë që të merrni një shtesë të vitaminës B-6, ilace antihistaminke ose ilaçe antiemetike.
–Hapat e mëposhtëm dhe ndryshimet në stilin e jetës mund të ndihmojnë në minimizimin e vjelljes:
-Pini shumë ujë.
-Bëni sy gjumë dhe pushoni shpesh.
-Ajrosni shtëpinë dhe hapësirën e punës për të eleminuar aromat e bezdisshme.
-Konsumoni çaj xhenxhefili.
-Merrni vitaminat tuaja gjatë natës në vend se ti merrni gjatë ditës. /Gazeta Shneta /