Kohët e fundit Tuna, që pas lindjes së Tianit të vogël është bërë shumë aktive në rrjete sociale. Ajo i tregon ndjekësve momentet më të këndshme që kalojnë në familjen e tyre të vogël por shumë të ëmbël.
Patrisi e ushqen djalin, e shëtit me karrocë dhe luan me të. Mashkull ideal apo jo? Po sikur t’iu themi që ai edhe e lan Tianin e vogël? Një mrekulli! Tuna sapo e ka postuar në Instagram këtë moment shumë të bukur dhe neve sapo e rritëm vlerësimin tonë për Patrisin i cili me gjithçka bën tregon se është një partner dhe baba shumë i mirë. /Blitz.al/