Gazi medicinal i dyshuar për shkaktimin e së paku dy vdekjeve në sallat e operacionit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të blihet jashtë vendit.
Oksiduli, që është pista e parë e dyshimeve për shkaktimin e vdekjeve të dyshimta, do të blihet në rajon, shkruan Gazeta Shneta.
Kërkesën për ta blerë këtë gaz jashtë Kosovës e ka bërë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.
Ai kërkoi procedurë të përshpejtuar për të importuar këtë gaz medicinal, pasi QKUK-ja sot njoftoi se do të ndalojë përdorimin e tij në sallat e operacionit.
Mësohet se MSH-ja më nuk i beson asnjë kompanie kosovare për të furnizuar këtë gaz. Herën e fundit, ishte vetë QKUK-ja si Autoritet Kontraktues që bleu oksidulin e dyshimtë. /Gazeta Shneta/