Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po ballafaqohet me mungesë aparaturash dhe barnash. Drejtuesit e kësaj Klinike kanë disa vite që kanë bërë kërkesë në SHSKUK, por investimet janë në mungesë.
Pacienti I. Muja, i cili që disa javë është duke u kuruar në këtë klinikë, u shpreh i zhgënjyer për mungesën e barnave dhe aparaturave të nevojshme për Gazetën Express.
“Në QKUK vij shpesh, sepse vuaj nga një sëmundje. Jam shumë i zhgënjyer, sepse shumicën e barnave, duke filluar nga shiringat e gjithçka tjetër, duhet t’i blej vetë. Nëse fillon sigurimi shëndetësor, do të ishte shumë mirë, por ndryshe gjendja është shumë e keqe”, u shpreh pacienti.
E për mungesën e barnave dhe aparaturave në Klinikën Abdominale, të martën për Express, ka folur edhe drejtori i kësaj Klinike, Rifat Bajrami. Ai ka thënë se Klinika që ai drejton ka disa vite që ballafaqohet me mungesë të aparaturave, të barnave, por edhe të stafit mjekësor.
Përveç këtyre, mungesa është shprehur edhe tek shiringat, të cilat po duhet pacientët t’i blejnë në barnatoret e caktuara.
Aparaturat funksionale, sipas drejtuesve të kësaj klinike, janë krejtësisht të vjetra, ndërkaq mungon aparati i Laparaskopit dhe i Ligashurës. Aparati i fundit do të kryente funksione të shumta, sipas drejtuesve.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Express.