Vikendi i parë i muajit shtator pritet të jetë i ngrohtë, me mundësi për reshje shiu në ditën e diel.
E shtunja e parë e muajit shtator pritet të jenë pa reshje shiu e me intervale më të gjatë me diell. Ndërsa, të dielën pritet të jetë me e ngrohë, me mundësi për reshje shiu në mbrëmje shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“3.09 – Kryesisht me vransira deri nga mesdita, pa mundësi për të reshura. Pasdite vransirat shpërndahen, ku do ketë intervale më të gjata me diell.
4.09 – Paradite kryesisht me diell. Ditën vransirat shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 14C, kurse maksimalet deri në 27C, të dielën. /Gazeta Shneta/